E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet çmimi i naftës, bie me 30 lekë

Një litër naftë është tregtuar ditët e fundit me rreth 30 lekë më pak në krahasim me 10 ditë më parë. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me çmimin e naftës në tregun botëror ku për herë të parë pas tre javësh nafta pëson rritje. Kështu një fuçi naftë bruto është shitur me 78 dollarë nga 72 që është shitur vetëm disa ditë më parë. Kjo rritje e naftës në tregun botëror shpjegohet me faktin e rritjes së kërkesës për naftë me rreth 5 përqind muajin e fundit. Një tjetër arsye është edhe dobësimi i dollarit në tregun valutor kundrejt euros duke qenë se dollari është monedha me të cilën shitet nafta. Zakonisht tregu i karburanteve në vendin tonë preket menjëher prej cmimit të naftës në botë por mos marrja e rezervave të reja ka bërë që cmimi të mbetet i njëjtë me dhjetë ditë më parë shprehen tregtarët. Rritja e cmimit pritet të ndjehet sapo të merren rezervat e reja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›