E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Vazhdojne perpjekjet per te arritur nje marreveshje mbi tavanin e borxhit

Perpjekjet kane vazhduar edhe sot ne Uashington per te arritur nje marreveshje politike per te mos lejuar qe qeveria amerikane te mbetet me arken bosh nderkohe qe afron afati i 2 gushtit.

Demokratet ne Senat bllokuan nje plan te mbeshtetur nga republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve per te rritur tavanin e borxhit ne vend ne shkembim te shkurtimeve te medha ne shpenzimet federale. Nderkohe ligjvenes te larte shkembejne akuza se cili duhet te mbaje pergjegjesine per kete situate.

Presidenti amerikan Barak Obama paralajmeroi se te gjithe do te vuajne nese nuk arrihet marreveshja.

Zoti Obama tha ne nje takim me studentet e universitetit te Merilendit sot se menyra e drejte per te zgjidhur problemin e shpenzimeve kombetare eshte nje kombinim i shkurtimit te shpenzimeve dhe rritjes se te ardhurave nga taksat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›