E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet ne Hage Goran Haxhic

Zgjerohet rrethi shoqëror për Mlladic e Karaxhic në burgun e Hagës. Edhe Goran Haxhiç, I arrestuari I fundit në listën e 161 kriminelëve të luftës në ish-Jugosllavi, ka fluturuar drejt Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Autoritetet serbe mbajnë kështu premtimin e bërë pak pas arresimit të Ratko Mlladiçit dy muaj më parë dhe në këtë mënyrë përmbushin edhe një kusht të rëndësishëm për fillimin e bisedimeve të pranimit të vendit në BE.

Kolona e makinave, me sirena të ndezura, u pa të linte burgun e Beogradit ku mbahej Haxhic, herët në mëngjes. Përpara kësaj, 52- vjeçari ishte lejuar të takonte të ëmën e sëmurë.

Haxhiç udhëhoqi separatistët serbë në luftën e Kroacisë së viteve 91-1995 dhe u arrestua të mërkurën pas shtatë viteve në arrati nga Drejtësia. Ai përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku përfshihen persekutim, shfarosje dhe tortura dhe mbahet përgjegjës për masakrën e pothuajse 300 burrave në Vukovar. 

Ministrja serbe e Drejtësisë formosi urdhërimin e ekstradimit të tij në Hagë, njoftoi Associated Press. Katër vitet e fundit, Haga është ankuar vazhdimisht për mosbashkëpunim nga ana e Beogradit, dhe këto kritika kanë vonuar procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Kryeprokurori i Hagës, Serxh Bramertz, pas arrestimit të Haxhiç, u shpreh tepër i kënaqur me autoritetet serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›