Thaçi përkrah themelimin e KOMRA-s

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u takua sot me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA dhe me këtë rast shprehu përkrahjen për themelimin e Komisionit Rajonal në lidhje me faktet mbi viktimat dhe krimet e luftës si dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
Kryeministri Thaçi tha se e konsideron këtë nismë si shumë të rëndësishme.
“E vlerësoj lart punën e Koalicionit për KOMRA”, duke premtuar se do të iniciojë takimet me Presidenten e Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës në lidhje me fillimin e procedurës për shqyrtim të Nismës për KOMRA dhe themelimin e Komisionit Rajonal.