SHBA: Vdiq gazetarja e njohur Helen Thomas

Ish korrespondetja e Shtëpisë së Bardhë, Helen Thomas, e cila mbuloi presidentët amerikanë për më shumë se 50 vjet, vdiq sot në moshën 92 vjeçare.Miqtë dhe kolegët thanë se ajo vdiq sot herët në shtëpinë e saj në Uashington.
Zonja Thomas ishte një nga gazetaret e para gra në një kohë kur ky profesion dominohej nga burrat. Ajo mbuloi çdo president të Shteteve të Bashkuara që është njëkohësisht edhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane, që nga Presidenti John F. Kennedy, transmeton VoA.
Ajo ishte e njohur për shprehjen hapur të pikëpamjeve të saj për çështje delikate, edhe kur i drejtonte pyetje presidentit gjatë konferencave kombëtare të shtypit.
Në vitin 2010 u incizua një deklaratë e saj, ku ajo tha se Izraeli duhet të largohet nga Palestina. Ajo më pas kërkoi të falur, por kjo i dha fund karrierës së saj në Shtëpinë e Bardhë, pasi u kritikua gjerësisht.
Helen Thomas punoi për United Press International dhe gazetat Hearst. Shumë nga konferencat presidenciale të shtypit u mbyllën me frazën e saj të njohur “Ju felemnderit, zoti President”./Indeksonline/