E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia voton per ndryshimin e kushtetutes

Referendumi eshte nje raund tjeter ne luften emocionale qe po zhvillojne prej kohesh tashme elita e vjeter kemaliste e laiciste turke dhe partise qeverisese konservatore dhe fetare AKP. Shefi i kesaj partie Rexhep Taip Erdogan mbajti fjalime ne shume qytete te medha turke duke iu lutur votuesve per PO.

Kritike nga opozita

Nderkohe pothuajse te gjitha partite opozitare turke me partine socialiste kemaliste CHP ne krye kane bere thirrje per te mos e pranuar ndryshimin e kushtetutes. Shefi i ri i CHP-se Kemal Klcdaroglu i paralajmeroi simpatizantet e tij se ndryshimi i kushtetutes do ta fuqizoje me shume kryeministrin Erdogan.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan Fakt eshte se disa nene ligjore qe do te ndryshohen prekin sektorin e drejtesise duke i dhene keshtu me shume fuqi parlamentit te vendose edhe mbi zgjedhjen e gjyqtareve te larte apo kryeporkuroreve si edhe per vendime te marra nga prokuroria. Por kryeministri turk Erdogan argumenton se ne shume vende te BE-se parlamenti merr pjese ne zgjedhjen e gjykatesve te larte. Ai thekson se nje Turqi moderne ka nevoje per ndryshimin e kushtetutes.

Levdata nga Brukseli

Brukseli e ka lavderuar nderkohe qendrimin e Erdoganit. Madje BE-ja e ka cilesuar synimin per ndryshimin e kushtetutes si nje hap ne drejtimin e duhur. Sidomos disa pika ne paketen ne fjale si per shembull krijimin e nje qendre ku mund te ankohen qytetaret apo forcimin e te drejtave per femije lavderohen hapur nga Brukseli.

Autor Steffen Wurzel/ Sonila Harasani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›