SHBA: Zgjidhja e kontestit për emrin, e rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Greqinë
Zgjidhja e çështjes për emrin nuk është e rëndësishme vetëm për Shkupin, por edhe për Athinën e cila shumë do të fitojë me këtë dhe ajo e di këtë. Zhvillimi ekonomik që do të ndodhë në rajon si rezultat i kësaj, stabiliteti politik që do të përforcohet te fqinji i tyre, e gjithë kjo është me rëndësi për Greqinë, vlerësoi ambasadori i SHBA-së në Athinë, Daniel Spekhard në qendrën "Wudrow Willson" në Uashington ku foli për marrëdhëniet amerikano-greke në dritë të politikës së administratës së re amerikane. Spekhard, siç transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, mendon se sfida e vërtetë është si të vihet deri te zgjidhja. Mendon se bëhet fjalë për problem kompleks që të dy vendet duhet bashkë ta zgjidhin, për çka do të kenë përkrahje nga Uashingtoni. SHBA-ja do t'i përkrah përpjekjet e tyre. Ne si miq të dy vendeve do të bëjmë çfarë të mundemi kur ajo do të kërkohet nga ne, t'i mundësojmë ato negociata, t'i përkrahim por ata duhet ta bëjnë atë, përmes procesit në KB si strukturë për angazhimin tonë të arrihet sukses. Nga përvoja ime në karrierën diplomatike e di se kur në SHBA shihet sikur të duan diçka më shumë, kur angazhohen më fuqishëm, atëherë koha jonë nuk është koha e tyre, dhe në një mënyrë bëhemi trekëndësh, dhe ndalohet që të jetë angazhim bilateral. Prandaj mendoj se ne do të vazhdojmë ta përkrahim këtë proces, por këto dy vende duhet të angazhohen përmes KB-së të kryhet puna", theksoi Spekhard. Shpreson se vitin e ardhshëm do të ketë përparësi, edhe pse, siç përkujtoi, të njëjtën e ka thënë edhe vitin e kaluar. "Për, unë jak optimist edhe për shkak të asaj që kjo është sezon politik te fqinji i Greqisë dhe kur në një ardhmëri jo aq të largët kjo do të mbesë pas neve, do të jetë më lehtë të drejtohet vëmendja e esencës që të gjindet zgjidhja që do të jetë e pranueshme për Greqinë dhe fqinjin e saj", tha Spekhard. Ai mendon se është mirë që ndërmjetësues është Metju Nimic, për shkak se, siç tha, nuk njeh askënd me aq njohuri jo vetëm të situatës aktuale por edhe për historinë e rajonit. "Kjo vetëm në shikim duket çështje e lehtë, por në esencë është shumë e kompleksuar dhe duhet ndërmjetësuesi i cili do të dërgohet krah në krah me negociatorët jo vetëm në lidhje me kontestin historik por do t'i njoh edhe interesat kulturore të dy palëve", tha Spekhard, i cili përmes paraqitjes së tij Maqedoninë e quante si "fqinj të Greqisë".
...