Kriza, pengesë për liberaliziminNga "Faktori Plus" Delegacioni i evropianëve shpreh zhgënjim Kur ne Shqiperi kriza politike,vetem pershkallezohet nje delegacion I larte I Parlamentit Europian, ndodhet prej dy ditesh ne vendin tone,per te
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza, pengesë për liberaliziminNga "Faktori Plus"Delegacioni i evropianëve shpreh zhgënjim
Kur ne Shqiperi kriza politike,vetem pershkallezohet nje delegacion I larte I Parlamentit Europian, ndodhet prej dy ditesh ne vendin tone,per te pare vete, sesa jane plotesuar detyrimet e Brukselit,para se te merret nje vendim per liberalizmin e vizave.
Dergata e kryesuar nga shefi I delegacionit per Ballkanin,Eduard Kukan,ne perberje te se ciles, eshte edhe raportuesja per vizat,eurodeputetja sllovene Tanja Fajon,edhe pse ne dukje do te vezhgonte kriteret teknike te udherrefyesit per vizat,eshte ndalur gjate ne vleresimin e krizes politike, duke shprehur keqardhjen per mosgjetjen e nje zgjidhjeje.
Ne takimin e sotem me presidentin Topi,mesohet se ky i fundit ka ritheksuar aspiraten e qytetareve shqiptare per heqjen e vizave.ne njoftimin zyrtar te selise se kreut te shtetit nenvizohet:
“Presidenti shprehu besimin, se partitë politike do të dinë të tregojnë vullnetin e tyre për kapërcimin e kësaj situate,dhe nënvizoi, se zgjidhja institucionale e saj, do t’u shërbente interesave madhore të qytetarëve. Eurodeputetët vlerësuan rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi për realizimin e tryezës politike mes udhëheqësve të mazhorancës dhe opozitës, që prodhoi rifillimin e dialogut politik dhe hyrjen e opozitës në Parlament, duke apeluar që ky dialog i nisur të vazhdojë e të forcohet, sa më shumë duke i dhënë zgjidhje përfundimisht situatës politike në vend”.
Ne takimin me kryetaren e Kuvendit,mesohet se zonja Topalli,e ka njohur delegacionin me ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e qershorit,duke u shprehur, se kjo ishte nje kerkese e opozites.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe shefi i qeverise,Berisha,te cilin e perforcoi pas nje vizite kortezie ne seline e Kryegjyshates
Por nderkohe ne takimin e mbremshem me kryetarin e Partise Socialiste Edi rama, shefi i delegacionit Kukan,citohet te kete shprehur shqetesimin e tij, per moszgjidhjen e krizes dhe deshtimin e seances parlamentare te se premtes.
“Pas hyrjes së opozitës në Parlament, shpresa për gjetjen e një zgjidhje u shtua, ndërkohë që sot me keqardhje vëmë re, se zgjidhja e shumëpritur, ende nuk është gjetur”,- thuhet ne deklarate.
Kryesocialisti ka deklaruar ne takim me europianet, se mazhoranca iu përgjigj me forcën e kartonave, kërkesës së opozitës, për transparencë dhe hetim të plotë e të detajuar të zgjedhjeve.
Gjatë takimit Rama u kërkoi përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të Shqipërisë, të cilin kreu socialist e cilësoi si ëndrrën europiane të shqiptarëve.
Por lidhur me pretendimin e mazhorances per gadishmeri te saj ne hetimin e zgjedhjeve,zoti rama ka deklaruar se ajo qe ndodhi ne parlament,ishte nje farse e turpshme qe e zhvendosi Ruzhdien ne sallen e te zgjedhurve te popullit…
Por nderkombetaret duket, se po perdorin te gjitha mekanizmat
e presionit per ta bere politiken shqiptare, te zgjidhe krizen e thelle,te prodhuar nga zgjedhjet e diskutueshme te qershorit.
Seanca dyditore per hetimin e zgjedhjeve ka shkaktuar nje zhgenjim te thelle edhe tek prezenca e osbe-se ne Tirane, sipas shefit te se ciles, kriza politike vazhdon. Ambasadori Robert Bosh, deklaroi, se kur vendi dhe institucionet nderkombetare prisnin qe palet ne finale te debatit maratone, te gjenin zgjidhjen e bllokimit disamujor, kjo jo vetem nuk ndodhi, por palet, sipas tij, as nuk kishin shkuar te debatonin ne kerkim te nje kompromisi, por thjesht te benin deklaratat e veta….
Sipas Bosh funksionimi i komisionit hetimor, miratuar vetem me votat e mazhorances, nuk mund te jete funksional
Reagimi i sotem I ambasadorit te OSBE-se, vjen kur te dy palet vijojne replikat ne distance, pa dhene asnje sinjal zgjidheje, nderkohe qe ajo qe pritej si séanca e zhbllokimit te krizes politike, vetem sa e thelloi ate.
Ne keto kushte opozita mblodhi dje aleatet,dhe duket se do te vendose shpejt daten e protestave,nderkohe qe deputetet e saj do te rishohin edhe qendrimin ndaj parlamentit,pas prishjes se shansit te fundit per konsensus.