Sandri hutohet nga Froku dhe FariuNga Antena Brenda FamiljesEmisioni i fundit i Fevziut e bëri lëmsh Sandrin. Doktori kërkonte doemos një debat të fortë kundër hapjes së kutive, Fevziu nuk po gjente dot se kush ta mbronte mos-hapjen e kutive nga gaze
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri hutohet nga Froku dhe FariuNga Antena Brenda FamiljesEmisioni i fundit i Fevziut e bëri lëmsh Sandrin. Doktori kërkonte doemos një debat të fortë kundër hapjes së kutive, Fevziu nuk po gjente dot se kush ta mbronte mos-hapjen e kutive nga gazetarët. Doktori i rekomandoi Fariun. Kjo e tronditi thellë Sandrin. Ishte ankuar disa herë te doktori që Fariu i ka prishur punë me ato tenderat e rrugëve. Pastaj ka marrë nja 1 milionë euro dhe tenderin e librit shkollor. Të gjitha këto, Fariu i kishte marrë vesh dhe Sandri ishte në siklet se si do ta priste në televzion. Nga ana tjetër, Fariu sapo mori urdhër nga doktori: vrapo te dyqani i Argitës të blesh një kostum. Bleu një firmato dhe bëri kudjes mos t’ia hiqte etiketën. Gjatë gjithë emisionit bënte kudjes të tregonte etiketën te mënga e kostumit që Argita të shikonte që e kishte blerë te “Coin”. Fevziu u mat t’i thoshte disa herë ta ulte krahun, por Fariu bënte sikur nuk e kuptonte. Sa hiqte vështrimin Fevziu, Fariu i tregonte etiketën kamerës, me shpresë se Argita po e shikonte ku e kishte blerë.
Sapo u bë pushimi i parë, Fevziu iu afrua dhe i tha:
- Fari ule pak mëngën se duket ajo etiketa e kostumit. Është mirë t’i heqësh etiektatat pasi i blen.
- Sapo e bleva,- i tha Fariu. Fola me doktorin për veshjen dhe më tha, “shko te “Coin”, ble një kostum”. Aty blen e gjithë qeveria mq tha. Madje dhe Ridvanit, që i ishte djegur kostumi ditën e inagurimit, para se të ikte, bleu një të ri aty me lekë në dorë. Gjithë bizneseve të tjera u vë gjova, kurse “Coin” i vë gjoba Ridvanit. I djeg kostumin dhe e detyron të blejë të ri aty.
- Edhe unë shkova aty Fari. Bleva bashkë me gruan disa çanta me rroba, ia thashë dhe doktorit. Më tha do bëjmë një “tax free” për ty Fevzi, se ti i blen rrobat jashtë dhe për këto që blen te dyqani jonë do kesh një ulje të TVSH, d.m.th, kur të dalësh nga dyqani, do kesh “tax free”. Po unë se pranova. Jo, i thashë, do paguaj si gjithë të tjerët.
Ndërkohë, mbaruan reklamat dhe debati filloi përsëri. Në një anë ishin Frok Çupi, Fari Balliu dhe Luan Rama, përballë ishte Dashamir Shehi, Zogaj dhe Stefani. Në një moment Froku e humbi fare dhe filloi të bërtiste se opozita duhet zhdukur fare, se janë pasardhës të komunistëve, pasardhës të kohës së komunzimit, etj.
Sandri po dëgjonte vetëm audion e emisionit se ishte duke bërë gati dosjen e fundit për KRRT. Kur dëgjoi që dikush po thoshte, “ju jeni mbeturina të komunizmit”, u tërbua. I dërgoi SMS Fevziut ku i thoshte: Thuaj këtij Fariut dhe Frokut t’u përgjigjen këtyre të PD-së, se po i shajnë, po u thonë mbeturina të komunzimit.
- Jo ia ktheu Fevziu, po i thotë Frroku, Dash Shehit dhe Preçit pasardhës i komunizmit.
- Ça thu mor burrë, qenka e fortë kjo. D.m.th, Fari Balliu, Frrok Çupi dhe Luan Rama, që kanë qenë të tre gazetarë të Zërit të Popullit, po i thoën Preç Zogajt dhe Dash Shehit komunist?
- Le Sandër se u bë lëmsh. Tre gazetarët më të famshëm të ZP-së, po mbrojnë Doktorin, dhe dy themelues të PD-së po mbrojnë Edi Ramën. U bë lëmsh kjo punë.
- Kjo qenka e fortë tha Sandri. Po ky Fariu me Frokun flasin bashkë?
- Po shkrihen në muhabet,- i tha Fevziu. Po kujtojnë kohën e Hekuran Isait bashkë, po nuk i lë rehat Luan Rama, se u thotë që ai ishte brez i vjetër, brezi jonë qe më i mirë se ata.
- Kushedi sa do gëzohet doktori kur ta marrë vesh këtë,- tha Sandri. Vetëm se ky Fariu na prishi punë sonte. Me një të dalë te ty, i merr dhe nja tre tendera të tjerë. Unë tri herë kam dal dhe kam marr dhejtë tendera. Këtë duhet ta shmangim herë tjetër. Dhe atë etiketën e kostumit që ka blerë te “Coin” shiko si e mban që ta shikojë doktori. Shumë legen.