E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Zhvillohen sot zgjedhjet per ne kongresin amerikan

Historia tregon se partia qe drejton Shtepine e Bardhe zakonisht humbet vende ne zgjedhjet per kongres qe zhvillohen ne mes te mandatit presidencial dhe sondazhet dhe analistet politke natyrshem jane mbeshtetur ne kete dukuri per parashikimet e zgjedhjeve te sotme.

Ne fakt nje numer i analisteve te mirenjohur politike tashme parashikojne se republikanet kane gjasa qe te fitojne me shume se 50 vende ne Dhomen e Perfaqesuesve aktualisht me shumice demokrate nese kalojne pragun e 39 vendeve qe atyre iu duhen per te rimare kontrollin e kesaj dhome.

Te 345 vendet e Dhomes se Perfaqesuesve jane ne gare diten e sotme por specialistet thone se konkurrenca e vertete do te zhvillohet per nje te katerten ketyre vendeve.

Republikanet gjithshtu pritet qe te arrijne fitore dhe ne Senat por shume eksperte thone se ata do te nuk do te kene votat e mjaftueshme per te fituar 10 vendet qe ju duhen per te krijuar shumicen e duhur. Kete vit votohet per 37 nga 100 vendet e Senatit.

Udheheqes nga te dyja partite jane perpjekur qe te mbledhin mbeshtetesit e tyre ne oret e fundit te fushates. Mes tyre dhe presidenti Barak Obama i cili foli nga shteti i tij Ilinoi duke iu drejtuar te pranishmeve

Nese cdonjeri prej atyre qe luftoi per ndryshimin ne vitin 2008 do te votoje ne 2010 atehere ne do ti fitojme keto zgjedhje.

Republikanet presin qe te perfitojne nga sondazhet e opinionit publik te cilat tregojne se ameriknae jane te shqetesuar per ekonomine dhe vendet e punes dhe jane gati per ndryshime ne Kongres.

Ish anetari i kongresit republikan Dick Armey eshte marre me organizimin e levizjes konservatore e liberale Tea Party gjate vitit te kaluar nje grup i organizuar i cili pritet qe te rrise numrin e kandidateve republikane ne diten e Zgjedhjeve. Ai thote

Partia Republikane me ne fund mesoi kete vit qe te degjoje Ameriken dhe kjo eshte arsyeja pse Partia Republikane do te fitoje kete vit.

Republikanet e humben kontrollin e Kongresit ne zgjedhjet e mesit te mandatit te vitti 2006 dhe demokrateet perforcuan shumicen e tyre ne vitin 2008 kur z.Obama fitoi zgjedhjet presidencale.

Eksperti Larry Sabato prane Universitetit te Virxhinias thote se dobesia e ekonomise ne vend i ka hapur deren ringjalljes se republikaneve ne Kongres kete vit.

Te mendosh qe nje vit me pare ishte thuajse e pamundur te mendoje per 39 vendet qe ju duhen republikaneve per te marre konmtrollin kurse tani ata jane ne prag te nje rimarrje me lehtesi te Dhomes se Perfaqesuseve mbas vetem 4 viteve qe kjo Dhome u kontrollua nga demokratet. - thote ai

Zgjedhjet e sotme do te vene ne prove aksionet politike te presidentit Obma dhe dy viteve te tij te ardhshme ne postin e presidentit.

Kontrolli i republikaneve ne nje ose dy dhomat e kongresit mud ta beje me te lehte per ta qe te bllokojne inisiativat vendore dhe do te shtojne ndikimin e pjestareve republikane te kongresit ne politiken e jashteme perfshi dhe luften ne Afganistan.

Pervec gares per Dhomen e Perfaqesuesve dhe Senatin ne 37 nga 50 shtete do te zhvillohen dhe zgjedhjet per guvernatoret dhe ekspertet politike gjithashtu parashikojne se nje numer guvernatoresh te rinj republikane do te inaugurohen ne muajin Janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›