E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrika e Jugut, Mandela është mirë

Ish presidenti i Afrikës së Jugut, legjendari Nelson Mandela është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe aktualisht mjekët thonë se gjendja e tij po përmirësohet pas ndërhyrjes kirurgjikale, së cilës i është nënshtruar më herët gjatë javës në një spital të Afrikës së Jugut.
Ministri i Mbrojtjes, Lindiwe Sisulu, informoi se 93-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrje të quajtur “laparoskopi” dhe se Mandela tashmë gëzonte një shëndet shumë të mirë, duke patur parasysh moshën e tij”. Një simbol i luftës kundër aparteidit dhe hero kombëtar në Afrikën e Jugut, Mandela ka përjetuar disa probleme shëndetësore kohët e fundit, duke provokuar ankth dhe shqetësim për miliona adhurues të tij. Fitues i çmimit Nobel për Paqen, i moshuari pritet të riaftësohet mjaftueshëm dhe mund të dalë nga spitali të hënën. Nelson Mandela, ish presidenti i Afrikës së Jugut u shtua në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Sipas zyrtarëve ai vuante prej kohësh nga një dhembje barku dhe mjekët vlerësuan se ishte e nevojshme një ndërhyrje e specializuar. Pas shtrimit në spital, zyra e Presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, tha se dashuria dhe të gjitha lutjet e afrikanëve dhe njerëzve në mbarë botën ishin me të dhe për të. Mandela u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë dhe shfaqja e tij e fundit në publik ka qenë në Kupën e Botës 2010, të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Fituesi i çmimit Nobël për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin Mandiba. Ai kaloi 27 vjet në burg për veprimet e tij kundër regjimit, derisa u lirua në vitin 1990. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe u tërhoq në 99-tën, vetëm pas një mandati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›