E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, në kërkim autori i vrasjes së dy ushtarëve të NATO-s

Raportet nga Afganistani thonë se polica është në kërkim të oficeri të inteligjencës afgane, i dyshuar për vrasjen e dy oficerëve të Shteteve të Bashkuara.

Dy amerikanët, që punonin si oficerë në koalicionin e NATO-s, u vranë dje në Ministrinë e brendshme të Afganistanit në Kabul.

Zyrtarë të paidentifikuar afganë thanë sot se i dyshuari kryesor, një oficer policie, që kishte punuar për Departamentin e inteligjencës në këtë ministri, është zhdukur pas sulmit.

BBC ka cituar zyrtarët për kundër-terrorizëm, që të dyshuarin e kanë identifikuar si Abdul Sabur, 25 vjeçar.

NATO ka thënë se i gjithë personeli i saj tërhiqet nga ministritë afgane pas vrasjeve.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët afganë, duke thënë se ai është bërë në shenjë hakmarrjeje për djegien e kopjeve të Kuranit në një bazë të NATO-s në Afganistan.

Ky incident ka shkaktuar edhe protesta disaditore në provinca të ndryshme në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›