E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 100 vjetesh organizatat Girlskots per vajza jane ende te sukseshem ne SHBA

Organizatat e njohura si Girlskots ku marrin pjese vajza te moshave te reja u krijuan para 100 vjetesh ne Shtetet e Bashkuara. Dhe per te shenuar kete pervjetor mijera girlskots anetare te tanishme dhe te meparshme te kaluaren do te vijne te festojne ne Uashington ne muajin qershor.

Kenget rreth zjarrit kane qene gjithnje nje pjese e rendesishme e veprimtarive te Girlskots ashtu si veprimtarite e ndryshme ne natyre si alpinizmi.

Dhe pas 100 vjetesh kjo nuk ka ndryshuar.

Madje eshte nje aspekt terheqes per 10 vjecaren Cassidy Lee Brookes.

Ne lundrojme me varka shkojme per kamping kendojme se bashku dhe bejme shume lloj aktivitetesh. - thote ajo

Cassidy u nderua me medalje per pjesemarrje ne kamping. Ajo thote

Kur shkon per kamping merr medalje te ndryshme sepse merr pjese ne aktivitete te ndryshme si gatim pastrim si dhe sherbimi i ushqimit. Jane aktivitete shume te kenaqshme.

Por vajzat anetare te ketyre organizatave nuk kufizohen ne aktivitete tradicionale ne natyre te pakten ne shekullin e 21-te. 15 vjecarja Mania Gaver thote se kjo levizje ndihmon vajzat qe te perparojne ne jete kur hyjne ne forcen punetore

Na krijohen shume alternativa per vende pune. Per te fituar stemat duhet te intervistosh njerez te ndryshem ne profesione te ndryshme. Ka gjithashtu shume udhetime qe mund te marresh pjese plot mundesi per pune vullnetare aspekte keto qe jane shume pozitive kur aplikon per ne kolegj.

Juliette Gordon  Low themeloi Girlkotet ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 1912 pak vjet pasi ne Angli u krijuan organizata te ngjashme.

Keto organizata jane perhapur tani ne gjithe boten dhe me shume se 10 milione vajza marrin pjese ne to ne 145 vende nga Argjentina ne Zambia.

Lidia Soto-Harmon eshte zyrtare e larte ekzekutive ne Keshillin e Girlskotve ne Uashington.

Ajo thote se zhvillimi i ketyre organizatave per vajzat nuk ka qene i lehte. Qe prej fillimit thote ajo Juliette Gordon  Low u perball me shume sfida.

Kishte njerez qe nuk besonin se vajzat duhet te mernin pjese ne aktivitete matane kuzhines dhe puneve te shtepise dhe Juliette i conte vajzat ne kamping.

Ne dyqanin e dhurave per vajzat zonja Soto-Harman tregon artikuj me rastin e 100 vjetorit te Girlskoteve.

Edhe vajzat jane angazhuar ne veprimtari ne Uashington si per shembull per te publikuar pervjetorin permes valleve.

Zonja Soto-Harman thote se tashme po fillon shekulli i dyte i vajzave aktiviste ne keto organizata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›