E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, aksident në kopshtin Zoologjik

Shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë, humbën jetën në një kopsht zoologjik në Shtetet e Bashkuara.

Aksidenti u shkaktua kur një furgon tejkaloi një parmak të autostradës për t'u përplasur në kopshtin zoologjik të Bronxit, në New York.

Autoritetet policore kane bere me dije se drejtuesi i furgonit humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me trafik-ndarësin dhe duke vazhduar poshtë deri në kopshtin zoologjik.

Emrat dhe mosha e saktë e viktimave nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Aksidenti fatal mbylli autostradën e shkaktoi vonesa të mëdha të trafikut në zonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›