E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dënohen me vdekje sulmuesit e kishës

3 persona, të cilët kanë sulmuar një kishë, ku mbetën të vdekur 68 persona, janë dënuar me vdekje.
Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Satar Abdul Bairkdar, tha se personat në fjalë janë gjetur fajtorë për planifikimin dhe përgatitjen e sulmit më 31 tetor, kur kamikazë të Al Kaidës mbajtën peng Katedralën e Zonjës së Shpëtimit në Bagdad për orë të tëra, para se të shpërthenin eksplozivët.
Bairkdar tha se të dënuarit kanë një muaj kohë për të apeluar vendimin. Sipas tij, personi i katërt që ka lidhje me sulmin është dënuar me 20 vjet burg. Komiteti i Krishterë në Bagdad e ka përshëndetur vendimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›