E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, analistët komentojnëzgjedhjet e Qershorit në Shqipëri

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Nga Uashingtoni SHBA – "Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit - një test për demokracine në Shqipëri!" do të jetë temë diskutimi në Uashington i analistëve të Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare.

Diskutantët janë: Dritan Taulla nga shoqata KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë; Jonathan Moore nga  Zyra e Çështjeve të Europës Qëndore e Jugore në DASH; Rob Benjamin nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështje Ndërkombëtare dhe Janusz Bugajski, analist i pavarur, drejtues i emisionit "Bugajski Hour". Takimi do të drejtohet nga Janet Rabin Satter e Fondacionit Kombëtar për Demokraci.

16:10 Dritan Taulla: Reforma elektorale me Kodin Zgjedhor, zbatimi i saj do jetë mjaft I rëndësishëm. Partitë politike kanë bërë ndryshime të rëndësishme në të, janë përpjekur të balancojnë kuotat,

KQZduhet të jetë I pavarur, jo I ndikuar nga partitë politike. Problemi ëhstë se ndryshimet nuk kanë kanë qënë efektive. Ne thamë se do respektohehsin kuotata gjinore, kjo është dhe në kodin zgjedhor dhe nëse partitë nuk e respketojnë këtë duhet të gjobiten. Nëse partitë dërgojnë emra vetëm me meshkuj, duhet të gjobiten.

Ka probleme edhe tek listat e votuesve, shumë njerëz nuk e dinë se ku jetojnë personat që do të votojnë. Ligji thotë se duhet të plotësohen në kohë listat, ka qënë një afat deri në 3 mars, Ministria e Brendshme e ka bërë këtë për të unifkuar zgjedhësit.

16:20 Jonathan Moore: Kur isha unë në Shqipëri, KQZ-ja ishte me 5 anëtarë, ndërsa tani ka mbetur vetëm me tre. KQZ duhet të funksionojë si duhet dhe nëse zgjedhjet nuk zhvillohen , çfarë do t’u thuhet qytetarëve?!

16: 30 Rob Benjanim: Këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe për kombin. Po e monitorojmë procesin zgjedhor, partitë politike do jenë ato që do fitojnë zgjehdjet, porn ë të njëjtën kohë ato duhet të zbatojnë ligjet, duhet të nomionojnë anëtarët në KQZ dhe procesi të jetë transparent. Problemi është krijuar tani së fundmi. KQZ nuk është një parti politike, por institucion që administron zgjedhjet. Nëse nuk bihet dakord dhe vendos Parlamenti ato që duhet të vendosë KQZ-ja, kjo nuk ëhstë një rrugë e mirë. Javën e kaluar një parti politike ka marrë vendim për të kaluar në një kolicion tjetër dhe në këtë mënyrë duhej ndryshuar KQZ-ja Nuk ka asgjë në ligj për të shpejguar këtë kërksesë. Nëse ju keni një process të politizuar, ka dy probleme: Problemi i besueshmërisë dhe nëse KQZ nuk do të punojë I lirë, është një process I vështirë. Ne jemi shumë kritikues për partitë politike dhe ato duhet të bëjnë gjithçka që ky process të ketë një integritet.
16:40 Taulla. Fushata elektorale nisi që në janar kur duhej të fillonte në muajin maj. Edhe ky është një problem. Partitë politike ndikojnë në punën e KQZ-së.

16:42 Rob Benjamin: Pjesë e diskutimeve janë edhe sesi komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në këtë siatuatë, diskutim është edhe KQZ-ja, ku vetëm katër anëtarë po bëjnë punën. Folëm shumë për situatën politike, njerëzit në Shqipëri kanë një rol, ëhstë kontradiktore, sepse partitë politike kanë rol, por zgjedhjet bëhen për qytetarat. Zgjedhjet gjithmonë janë kontestuar gjatë sistemit pluralist. Ajo çfarë nevojitet të ndodhë është lëvizja e partive politike që të bëjnë që KQZ-ja të funksionojë. Teknologjia dhe sistemi elektronik I numërimit duhet të vendoset nëse do përdoret apo jo, duhet një përgjigje e saktë edhe për atë. Nuk ka zgjedhje perfekte, por duhen bërë zgjedhjet e duhura, lëvizjet e duhura, monitorimi i procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të kuptojnë detyrimet që kanë ndajr qytetarëve.

16:45 Janusz Bugajsi: Gjatë fushatës elektorale ka probleme, humbësi nuk I ka pranuar ato madje ka bojkotuar edhe parlamentin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›