E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA apel 2 partive ne Shqiperi Arrini sa me shpejt kompromisin

Zevendes ndihmes Sekretari i Shtetit Tom Countryman u beri thirrje te dyja partive politike ne Shqiperi te arrijne nje kompromis sa me shpejt per mosmarreveshjet mbi zgjedhjet e vitit te kaluar ne menyre qe te mos vihen me ne dyshim rezultatet e zgjedhjeve te vitit te ardhshem.

Gjate nje interviste per VOA zyrtari i Departamentit te Shtetit tha se SHBA nuk mbeshtet as Partine Demokratike dhe as Partine Socialiste por popullin shqiptar i cili kerkon nje sistem te paster politik nje sistem ku te dy partite te punojne per interes te popullit por qe sic u shpreh ai nje kerkese qe asnje prej ketyre partive kryesore nuk po e degjon plotesisht.

Shqyrtimi nga parlamenti kete jave i propozimit per hetimin e zgjedhjeve te vitit 2009 tha me tej ai mund te jete nje gje pozitive por ajo duhet pergatitur me kujdes dhe duhet bere ne baze te nje dialogu dhe kompromisi te sinqerte midis dy partive kryesore.

Deri tani tha zoti Countryman eshte pare shume pak dialog dhe praktikisht asnje kompromis midis ketyre dy partive. Me e rendesishme se sa arritja ne nje perfundim se cfare ndodhi ne zgjedhjet e kaluara shtoi me tej diplomati amerikan eshte fakti qe Shqiperia duhet te marre masa sot per tu pergatitur per zgjedhjet lokale te majit te vitit te ardhshem.

Uashingtoni tha ai pret nje udheheqje te pergjegjshme nga te dyja partite bashke qe te paraqesin propozime qe mund te miratohen me shpejtesi ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene besim ne rezultatin e zgjedhjeve te aerdhshme. Zoti Countryman ofroi ndihmen e Washingtonit per te gjetur nje kompromis te ngercit te zgjedhjeve te kaluara.

Komuniteti nderkombetar dhe Shtetet e Bashkuara ne vecanti tha ai jane te gatshme te punojne me te dyja palet per nje pakete te tille qe do te siguronte qe ne te ardhmen te mos kete me baza per kundershtime apo bojkote si ato qe kane ndodhur kohet e fundit dhe qe nuk i kane sherbyer popullit te Shqiperise.

Zyrtari i larte amerikan vleresoi pozitivisht rolin qe Shqiperia luan ne rajon duke synuar te krijoje marredhenie te mira me gjithe fqinjet e saj. Washingtoni tha ai shpreson te arrihet perparim i metejshem ne marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise per normalizimin dhe afrimin e marredhenieve dypaleshe.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›