Shtyhet per te 13-en here gjyqi i Gerdecit
TIRAN- Per te 13-en here radhazi shtyhet seanca ndaj te akuzuarve per shperthimin tragjik te Gerdecit. Edhe kete here shkak ka qene mungesa e avokateve duke e bere te qarte tashme se gjithcka eshte nje strategji per te zvarritur procesin qe te zbehet rendesia e tij. Kesaj radhe munguan tre avokate te cilet mbrojne gjithsej 10 te pandehur. Avokatet kishin paraqitur edhe nga nje dokument me arsyet e mungeses se tyre.
Te pandehurit e ceshtjes Gerdeci akuzohen si pergjegjes per ngjarjen e ndodhur me 15 mars 2008 ne fshatin Gerdec te Tiranes kur si pasoje e nje shperthimi ne ish- fabriken e demontimit te municioneve luftarake humben jeten 26 persona ndersa shume te tjere u plagosen. Nga kjo ngjarje pati deme te shumta materiale ne zonen perreth. Procesi per ceshtjen Gerdeci eshte duke hasur veshtiresi ne zhvillimin normal te tij..