SHBA apel shtetasve amerikanë për kujdes

Administrata amerikane ka vënë në alarm amerikanët që jetojnë në vendet e tjera apo janë në udhëtim nëpër botë, kundër ndonjë akt terrorist të mundshëm me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit. Sipas autoriteteve, nuk ka asnjë kërcënim konkret, por SHBA-të kanë rikujtuar se Al Kaeda ka shprehur shqetësimin për atentate të mundshme kundër interesave të saj në botë.
Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit tha se po punon për përforcimin e masave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.