Situata në Libi, autoritetet kërkojnë vendosjen e rendit

Autoritetet civile të përkohëshme që qeverisin Libinë, synojnë që brenda një kohe të shkurtër të rikthejne qetësinë në Tripoli. Kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil tha për mediat ndërkombëtare se po punohet që të gjithë luftëtarët, që nuk janë pjesë e ushtrisë, të dorëzojnë armët dhe të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Jalil tha gjithashtu se do të ngrihet një komision, në përbërje të të cilit do të jenë edhe liderët e fiseve tribale, për të bashkërenduar punën në muajt e ardhshëm. Deklarata e Jalil u krye menjëherë pas rikthimit të tij në Libi, pas pjesëmarrjes në samitin kushtuar Libisë në Paris.