E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA apelon për qetësi në Gjeorgji

Ambasadori amerikan në Gjeorgji ka bërë thirrje për qetësi, pasi protestuesit sulmuan zyrtarët e partisë së presidentit Mikheil Saakashvili.

Richard Norland iu tha protestuesve që të ruajnë qetësinë.

Më herët, protestuesit sulmuan anëtarët e partisë së Saakashvilit, Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, jashtë Bibliotekës Kombëtare të Gjeorgjisë.

Sakashvili pritej të mbante një fjalim në Kuvend, por ai u anulua, pasi që rivali i tij, kryeministri Bidzina Ivanishvili kërkoi që Saakashvili të pranojë ndryshimet kushtetuese, për të kufizuar pushtetin e tij.

Sakashvili pastaj ndryshoi vendin e mbajtjes së fjalimit, nga Kuvendi në bibliotekë, por u detyrua të braktisë edhe atë, pasi turmat e zemëruar të kundërshtarëve sulmuan ekipin e Sakashvilit, shkruan Express.

Presidenti mbajti fjalimin e tij në fund të pallatit presidencial, duke bërë thirrje për “bashkëjetesë dhe bashkëpunim” me koalicionin qeverisës të Ivanishvilit. Mandati i Saakshvilit përfundon në tetor./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›