E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet private reklamojnë në QKUK

Spitalet private, kanë reklamuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Spitali Amerikan ka ngjitur afishe reklamuese gjithandej nëpër hapësirat e 

Shfrytëzimi i kësaj hapësisre të institucionit publik për qëllime të bizneseve private është kritikuar rëndë edhe nga vetë drejtori i cili u ka hedhur fajin te stafi ose pacientët.

“Nuk janë të lejuara dhe nuk janë me lejen tonë. Do t’i heqim gjatë ditës. Do t’i hetojmë rastet se kush i ka vendosur”, ka thënë drejtori Nijazi Gashi në RTK.

Ndërkaq, anëtarja e komisionit për Shëndetësi, Nazane Breca ka thënë se kjo është një metodë e gabuar e reklamimit.

“Duhet me gjetë mënyra të tjera e të mos e shfrytëzojnë hapësirat e spitaleve private”, ka thënë ajo. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›