UÇK-ja nuk parakalon në përvjetorin e pavarësisë

Nuk do të ketë parakalim me uniforma të ish Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës për pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Një parakalim i tillë ishte planifikuar dhe këtë e kishte konfirmuar zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi i cili po merret me organizimin e manifestimit të këtij përvjetori
Zëvendës ministri, Shemsi Veseli, ka thënë se kjo po bëhet për shkak se situate politike në vend është e ndjeshme.
“Do të jenë të pranishme segmentet që tash janë aktive. Kjo nuk është bërë me qëllim të diferencimit të dikujt por është vendim politik për shkak se situata politike është e ndjeshme”, ka thënë Veseli. /Indeksonline/