E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunim mes rotarianëve kosovar dhe maqedonas

U nënshkrua marreveshja e themelimit të Komitetit ndërshtetëror Kosovë – Maqedoni për Rotary.

“Ky komitet ndër-shtetëror synon të promovojë kontaktin ndërmjet rotarianëve dhe klubeve të tyre në të dy vendet për të ngritur miqësineëdhe mirëkuptimin ndërkulturor mes njerëzve të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Rotary Club Prishtina.

Në emër të rotarianëve kosovarë marrëveshjen e nënshkroi Mazllum Belegu,kryetar i Këshillit të klubeve Rotary të Kosovës për vitin Rotary 2012-2013. Për rotarianët maqedonas, marrëveshjen e nënshkroi Rade Hristovski, koordinator i Shoqatës se klubeve Rotary në Maqedoni.

Ky akt është në funksion të themelimit të distriktit të përbashkët Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri të klubeve Rotary./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›