Ndarja mes mandatit te deputetit dhe postit te ministrit
Nënkryetari I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, mbron idenë e ndarjes së mandatit të deputetit dhe postit të ministrit, pasi sipas tij kjo shton efiçencën. I pyetur nga “ABC News” nëse do të sakrifikonte vendin në Parlament për një në Qeveri, Vasili shpjegoi pse nuk e shikon si personal mandatin e deputetit.
Mandatin e deputetit nuk e sheh si personal, por të partisë. Për këtë, Petrit Vasili, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka problem nëse do t’i kërkohej të zgjidhte mes ministrit dhe deputetit. Vasili është i bindur se LSI ka kapacitet e nevojshme për të ofruar personalitete me cilësi të lartë si në ekzekutiv dhe legjislativ. Thotë se juristët e koalicionit po punojnë fort për të rifituar mandatet e kontestuara në Lezhë dhe Kukës, por edhe nëse mazhoranca humbet shumicën e cilësuar në Parlament, nuk do të këshillonte një zgjerim të saj djathtas. Por politika është dinamike, pohon nënkryetari i LSI-së dhe pragmatizmi mëson se asgjë nuk mund të përjashtohet.