E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA armë të reja Ukrainës, Putin paralajmëron: Nëse do të vijnë, do të përdorim armë shkatërruese

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të përdorë armë ruse shkatërruese gjatë luftës me Ukrainën nëse SHBA do të pajisë këtë të fundit me armë të reja, raporton La Repubblica.

“Nëse sistemet e Himarsit do t’u dorëzohen ukrainasve, ne do të nxjerrim pasojat e duhura dhe do të përdorim armët tona shkatërruese, dhe kemi mjaft prej tyre, për të goditur objektiva që ende nuk po i godasim”,ka paralmëruarpresidenti rus Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë përsipër t’u dorëzojnë forcave ukrainase katër raketahedhës me precizion Himars, por me rreze të kufizuar deri në 50 kilometra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›