E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky: 113 kisha të shkatërruara nga bombardimet ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se artileria ruse ka shkatërruar 113 kisha luftës në shkallë të gjerë me Ukrainën. Ai thekson se midis tyre janë ato të lashta, ato që i rezistuan Luftës së Dytë Botërore, por nuk i rezistuan  pushtimit rus, raporton CNN

“Midis tyre janë ato të lashta – ato që i rezistuan Luftës së Dytë Botërore, por nuk i rezistuan pushtimit rus. Ka edhe nga ato që u ndërtuan pas vitit 1991. Rindërtimi i Sketës së të Gjithë Shenjtorëve të Lavrës Sviatohirsk filloi në 2001. 10 qershori do të ishte një tjetër përvjetor i fillimit të ndërtimit,” tha ai.

Zelensky  shprehet se agresioni rus mund të vazhdojë për aq kohë sa nuk ka një urdhër pë tu ndalur. 

“Ushtria ruse mund të ndalojë djegien e kishave. Ushtria ruse mund të ndalojë së shkatërruari qytete. Ushtria ruse mund të ndalojë vrasjen e fëmijëve. Nëse i njëjti person në Moskë thjesht jep një urdhër të tillë. Dhe fakti që ende nuk ka një urdhër të tillë është e qartë poshtërim për të gjithë botën”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›