Disa shpërthime tronditën kryeqytetin e Ukrainës Kiev pas javësh qetësie

Kievi u trondit nga disa shpërthime të dielën hërët, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, një ditë pasi zyrtarët thanë se trupat kishin rimarrë një pjesë të qytetit të fushëbetejës Sievierodonetsk në një kundërofensivë kundër Rusisë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi në Telegram se kryeqyteti është nën sulm.
“Shpërthimet kanë të bëjnë veçanërisht me rrethet Darnytsky dhe Dniprovsky”. Shërbimet e shpëtimit tashmë janë aktivizuar dhe janë në vend, shtoi kryebashkiaku. Nuk pati viktima, por vetëm një i plagosur.
/rtsh.al/