E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthim në një depo në Bangladesh, 30 të vrarë dhe qindra të plagosur

30 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit në një depo magazinimi pranë qytetit të Chittagong, Bangladesh, raporton BBC.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupit të tyre. Mes të vrarëve dhe të plagosurve ka disa zjarrfikës.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Sipas një zyrtari të qeverisë rajonale, depoja përmbante miliona dollarë veshje që prisnin të eksportoheshin në shitësit perëndimorë ndërsa Bangladeshi është një furnizues kryesor i veshjeve në Perëndim.

Ndërkohë ushtria është vendosur për të parandaluar derdhjen e kimikateve në det ndërsa Klinikat ushtarake po ndihmojnë në trajtimin e të plagosurve.

Zjarret janë të zakonshme në Bangladesh. Vitin e kaluar, të paktën 39 njerëz u vranë pasi një traget mori flakë në jug të vendit. Dhe në fillim të të njëjtit vit, të paktën 52 njerëz vdiqën në një zjarr në fabrikë në rupganj pranë kryeqytetit, Dhaka.

Tre punëtorë u vranë gjithashtu në 2020 pasi një rezervuar nafte shpërtheu në një depo tjetër depozitimi kontejnerësh në Patenga, jo shumë larg Chittagong.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›