SHBA, arrestohen dy inxhinierë për spiunazh industrial
Uashington -Dy inxhinierë amerikanë janë arrestuar dje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për spiunazh industrial. Dy të ndalurit punonin për shoqërinë ''Wyko Tire'', partner i shoqërisë kineze HHSC.''Clark Alan Roberts dhe Sean Eedward Howley u akuzuan se kishin marrë informacione në vitin 2007 nën një pretekst të rremë në një uzinë ''Goodyear de Topeka'', në Kansas dhe kishin fotografuar në fshehtësi nëpërmjet telefonit të tyre celular për marrë informacione lidhur me prodhimin e gomave për çdo terren'', deklarohet në komunikatën e departamentit.
Të akuzuarit, punonjës në shoqërinë Wyko në Greenback rrezikojnë deri në 150 vite burg dhe 2,75 milionë dollarë gjobë.
Të akuzuarit, punonjës në shoqërinë Wyko në Greenback rrezikojnë deri në 150 vite burg dhe 2,75 milionë dollarë gjobë.