Kosovë,zbulohet rrjeti,trafikonin armë

Pas një hetimi mbi pesë muaj të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës eshte zbuluar një rrjet i kontrabandes se armëve.
Në një operacion të koduar me emrin "Hija", hetuesit të mbështetur edhe nga Njësiti Mbështetës Operativ, njësiti K-9 dhe Krim-teknika arrestuan 6 persona të dyshimtë: pesë shtetas të Republikës së Kosovës dhe një shtetas të Republikës së Shqipërisë.Një i dyshimtë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, 3 në Lipjan dhe dy në Podujevë. Përveç personave të arrestuar, gjatë operacionit "Hija" u konfiskuan: mbi 4100 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 2 vetura Golf 2 me targa KS; 1 furgon me targa të Republikës së Shqipërisë dhe mbi 75.000 € të konfiskuara.