Lavrov: Tani është çasti për çarmatimin
Gjenevë -Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov siguroi sot përpara Konferencës së Çarmatimit të OKB-së në Gjenevë se "sot ka ardhur çasti (...) për të bërë përparime reale duke iu rikthyer procesit të çarmatimit". Lavrov i kërkoi Konferencës së Çarmatimit të dalë "nga inercia e dëmshme për të shkuar më larg me çarmatimin bërthamor". Ministri rus iu drejtua Konferencës disa orë pasi vendosi me homologen e tij amerikane, Hillary Clinton të punonin për reduktimin e armëve strategjike.
Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe SHBA-ve, njoftuan qëllimin e tyre për të arritur një marrëveshje deri në fund të vitit lidhur me rinegociimin e Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike START-1. Lavrov dhe Clinton njoftuan, ndër të tjera, për përparime lidhur me çështjen e ndjeshme për Moskën të sistemit të mbrojtjes antiraketë, që SHBA kërkon të instalojë në Republikën çeke dhe Poloni.