E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, shpërthim në një kabinë, vdesin burrë e grua

Burrë e grua kanë gjetur vdekjen e menjëhershme paraditen e sotme në Lezhë teksa ishin duke punuar tokën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës ku viktimat janë Zef dhe Leze Prenga.
 

Sipas informacioneve të para çifti kanë qënë duke punuar tokën afër një kabine elektrike në momentin kur në kabinë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen edhe çifti.
 

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›