Serbi, bllokohet kalimi për qytetarët e Kosovës
Pala serbe ka bllokuar sot kalimin e qytetarëve të Kosovës me letërnjoftime të Kosovës për në Serbi.
RTK-ja raporton se zyrtarët e Policisë së Serbisë në pikën kufitare në Merdare u kanë thënë udhëtarëve se nuk mund të hyjnë më dokumente të Kosovës për shkak të problemeve në sistemin për regjistrimin e të dhënave.
Kolonat e automjeteve, megjithëse në numër më të vogël, vazhdojnë të presin për të kaluar këtë pikë kufitare.
Ndërkohë kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se është në dijeni për ngjarjen, por thotë se nuk e di çfarë konotacioni ka ky bllokim, teknik apo politik.