Banjat kurative te Bënjës
Pushuesit këtu janë te moshave te ndryshme. Ish-përgjegjësi i banjave te Bënjës tregon për cilësitë kurative te këtyre ujërave madje ai sjell nder mend shembuj qe janë kuruar këtu pasi nuk kane gjetur zgjidhje nga përdorimi i ilaçeve. Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhe me 40 shtretër, ku nen kontrollin e mjekut merrnin shërbim paciente te ndryshëm, ndërsa sot ajo është shkatërruar. Përgjatë lumit kane mbijetuar tri banjat e njohura për efektet kurative te lëkurës, reumatizmes dhe stomakut. Banjat e Bënjës ndodhen rreth 6 km larg rrugës nacionale qe lidh Përmetin me piken e kalimit kufitar te “Tre urave”. Pushuesit qe vijnë këtu jo vetëm për kurim thonë me bindje se kjo zone është lënë jashtë vëmendjes se pushtetit lokal e qendror. Përveç disa iniciativave private qe me shume e kane dëmtuar imazhin e banjave termale, këtu nuk është kryer asnjë investim për zhvillimin e kësaj zone te veçante.