E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e parë e H1N1 në Maqedoni

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 14:30

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë bëri të ditur se një 30 vjeçar nga qyteti i Koçanit ka ndërruar jetë, si pasojë e sëmundjes së gripit AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrit.

Kjo është viktima e parë në Maqedoni që ndërroi jetë nga ky virus. Klinika për sëmundje infektive bëri të ditur se pacienti në gjendje të rëndë ishte pranuar para një jave, ndërsa nga analizat laboratorike ishte konstatuar se ai është i sëmurë nga gripi AH1N1.

Sipas mjekëve të Klinikës infektive, 30 vjeçari kishte pësuar komplikime në mushkëritë e bardha dhe se ai po ballafaqohej me probleme të frymëmarrjes.

Ndërkohë, janë vërtetuar edhe dy raste të të infektuarve me virusin A H1N1, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›