E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjimi i Gedafit merr fund diktatura 42-vjecare

Në realitet vetëm një kapiten, i autoproklamuar si kolonel, Muamar Gedafi ishte lideri që ka qëndruar më gjatë në pushtet në botën arabe. Lindur në Sirte, 68 vjet të shkuara, ai drejtoi Libinë e pasur me naftë për 42 vjet, që nga 1 shtatori i vitit 1969 kur me anë të grushti shteti rrëzoi mbretin Idriz. Që prej asaj kohe, kur ishte vetëm 27 vjec, ai njihej zyrtarisht si Udhëheqësi i revolucionit të madh të shtetit popullor, arab dhe socialist të Libisë, duke prezantuar si gjetje të vetën edhe idenë e një qeverie që qeveriset nga populli. 

Një lider kontrovers, ai shpesh ka dalë në mbrojtje të lëvizjeve radikale për të luftuar atë që e quante Imperializëm perëndimor. Fëmija i fundit i një familjeje beduine, Gedafi u rrit me mitin e presidentit egjiptian gamal Abdel Naser, dhe ëndërra e tij ishte ajo e promovimit të unitetit arab.

Idetë antiimperliaste bënë që Gedafi të mbështeste në vitet '80 grupe terroriste, si psh Ira-n irlandeze apo grupin palestinez Shtatori i Zi. Ai madje u akuzua nga shërbimet amerikane edhe për përfshirje në atentate në Sicili, Skoci dhe Francë, por vetë nuk i pranoi asnjëherë këto akuza.
Më  21 dhjetor 1988, një avion pasagjerësh shpërthen mbi qytetin skocez të Lokerbisë ku vdesin 259 personat në bord dhe 11 banorë në tokë.

Kombet e Bashkuara i atribuon Libisë përgjegjësinë për atentatin dhe kërkon ekstradimin e dy libianëve. Gedafi nuk pranon dhe kundër Libisë vendosen sanksione të rënda ekonomike, të cilat u hoqën në 1999 pas dorëzimit të të dyshuarve. Pas 11 shtatorit, Gedafi afrohet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore.

Gjithmonë është thënë se libianët e donin liderin e tyre, por kryengritja që nisi në shkurt, nuk i konfirmoi pretendimet e pushtetit të vjetër. Në atë kohë, shumë pak besonin se do shihnin një ditë fotografitë e kolonelit të vrarë, duke bërë xhiron e botës.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›