E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Bialackit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Ales Bialackit, një person i shquar për të drejtat e njeriut që është arrestuar me akuzën për evazion fiskal në Bjellorusi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner, tha se arrestimin i Bialackit duhet të jetë fundit i një serie të shkeljeve të të drejtave nga qeveria e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Zëdhënësi amerikan tha se arrestimi shënon atë që ai e quajti "një shenjë tjetër fatkeqe e izolimit të vetë Bjellorusisë dhe shkelje e standardeve ndërkombëtare për të drejtat, demokracisë dhe sundimit të ligjit".

Grupi i të drejtave të njeriut “Vyasna”, e ka cilësuar arrestimin si politik.

Ky grup thotë se ai u arrestua të enjten e kaluar, pasi policia kontrolloi shtëpinë si dhe zyrën e organizatës.

Grupi “Vyasna” ka qenë aktiv në raportimin për masat e ashpra të policisë në protestat paqësore anti-qeveritare në Bjellorusi.

Edhe OSBE-ja, ka shprehur shqetësimet në lidhje me arrstimin e Bialackit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›