E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza amerikane godet tregjet aziatike

Tregjet aziatike janë tronditur rëndë për shkak të frikës se Shtetet e Bashkuara po i drejtohen një recesioni të dytë, pasi Wall Street shënoi humbjet më të mëdha që nga viti 2008.

Indeksi i bursës japoneze Nikkei ra me 2.8 për qind, i asaj koreano-jugore Kospi me 5.3 për qind dhe Hang Sengu i Hong Kongut me 6 për qind. Më herët edhe indeksi i bursës amerikane Dow Jones ra me 5.6 për qind, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Barack Obama për të qetësuar investitorët. Një tjetër recesion eventual i Shteteve të Bashkuara do të godiste ekonomitë kryesore të Azisë, që kryesojnë eksportet ndërkombëtare. Edhe indekset e bursave të vendeve të tjera aziatike po shohin një rënie të vlerës së tyre në nivelet më të ulëta prej shumë muajsh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›