E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri shperthimesh ne Irak vdesin 30 persona

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një seri shpërthimesh në Irak. Lajmin e kanë bërë me dije zyrtarët vendas . Dy autobomba kanë shpërthyer në qytetin Shia, ku kanë marrë jetën e 9 personave, ndërsa një tjetër autobombë ishte vendosur pranë rajonit të policisë në qytetin verior Kirkuk, ku si pasojë të paktën gjashtë persona humbën jetën. Sulmet vijnë përpara samitit të Ligës Arabe të javës së ardhshme që do të mbahet në kryeqytetin. Forcat e sigurisë në Irak janë vënë në gatishmëri të lartë para të takimit. Samiti shihet si një debutim i vendit në skenën rajonale pas tërheqjes së trupave amerikane në muajin dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›