E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagarde: Ekonomia botërore po largohet nga gremina

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christin Lagarde, tha se ekonomia botërore është larguar nga gremina, por vështirësitë vazhdojnë ende të ndikojnë sistemin botëror financiar.

Duke folur në një konferencë në Nju Delhi, drejtoresha Lagarde gjykoi se situata financiare nuk është aq shqetësuese si në fillim të vitit. "Po largohemi nga gremina pranë së cilës ndodheshim tre muaj më parë", theksoi ajo.

Christine Legarde ka këmbëngulur se masat e marra nga Banka Qendrore Evropiane dhe nga vendet e Bashkimit Evropian, do të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë botërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›