E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënojnë sulmin e turmës serbe ndaj ushtarëve të KFOR

Uashington, 29 shtator, 2011, NOA Dy ditë pas sulmit të ekstremistëve serbë ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendkalimin kufitar të Jarinës kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dënuar sulmin e dhunshëm të turmës serbe.
Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e dhunshëm nga turma serbe kundër forcës paqeruajtëse (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, më 27 shtator, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Duke iu referuar faktit se nga dhuna e të martës u plagosën nëntë anëtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR- it, DASH inkurajon dy qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të vijojnë me përkushtim dialogun teknik me ndërmjetësimin e BE-së.
Ne inkurajojmë Qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të mbesin të përkushtuara ndaj procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të inkurajuar qetësi dhe për të arritur marrëveshje, që e përmirësojnë jetën e shtetasve të zakonshëm në të dy vendet, thekson DASH.
mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›