Rexhepi: Largimi i barrikadave, veprim i pashmangshëm
E enjte, 29 shtator 2011, NOA- Bajram Rexhepi, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, u shpreh sot se në veri nuk ka rrugë tjetër përveç largimit të bllokadave rrugore të vendosura nga serbët e veriut të Mitrovicës.
Sipas tij largimi i barrikadave është veprim i pashmangshëm pasi siç u shpreh ai, Ato bllokojnë lirinë e lëvizjes për njerëzit dhe për mallrat. Çdo veprim do të koordinohet me KFOR-in dhe me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.
Në vijim ai theksoi se autoritetet vendase nuk do të ndërmarrin ndonjë hap të njëanshëm.
a.y/NOA
Në foto: Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi