Moisiu thirrje qytetarëve të votojnë në 8 maj

Dy ish-presidentët e vendit Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani i kanë bërë qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 8 majit duke vlerësuar kështu të drejtën kushtetuese për të kontribuar për të ardhmen e vendit.
Në tryezën e organizuar nga “forumi civil” për zgjedhjet lokale të 8 majit ish-presidenti Moisiu shprehu shqetësimin për incidentet paraelektorale dhe për klimën e tensionuar para zhvillimit të zgjedhjeve.
“Duke u shprehur të shqetësuar për incidentet dhe nga klima e përgjithshme e tensionit dhe të bindur se zgjedhjet e lira janë kusht i domosdoshëm për integrimin u bëjmë thirrje dy udhëheqësve politikë që të pengojnë me frocë që militantët të mos shkaktojnë incidente. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të shkojnë në votime në mënyrë paqësore dhe të presim me qetësi rezultatin e zgjedhjeve” theksoi Moisiu.
Gjithashtu Moisiu u bëri thirrje edhe komisionerëve që t`i përmbahen në mënyrë strikte kodit zgjedhor ndërsa vëzhguesve vendorë të raportojnë në kohë reale parregullsitë dhe incidentet e ndodhura në qendrat e votimit.