Vidal beson në Scudetto
Përforcimi i ri i Juventusit Arturo Vidal beson se ekipi i tij i ri mund të fiton titullin e kampionit në Serie A gjatë këtij sezoni.
Bianconerët kanë qenë larg lavdisë së tyre të mëparshme duke përfunduar në pozitën e shtatë në edicionin e kaluar.
Por, edhe pse shumëkush sugjeron se Juventus është ende në disavantazh me kampionin në fuqi Milan për të konkurruar për titull, drejtuesit e klubit nuk kanë treguar mungesë të ambicieve gjatë kësaj vere.
Juventus tashmë ka sjell përforcime të shumta përfshirë Vidalin, mesfushorin Andrea Pirlo dhe sulmuesin Mirko Vucinic, në mes tjerësh.
Vidal, i cili u dallua me paraqitjen e tij në turneun Trofeo TIM ku Juventus u përball me Milanin dhe Interin beson se ka parë mjaft për të bindur se Bianconerët mund të fitojmë Scudetton këtë sezon.
“Juventus është i fortë si Inter dhe Milan” tha Vidal për Gazzetta dello Sport. “Ne jemi konkurrent dhe mund të fitojmë Scudetton” u shpreh ai.
Milan e fillon sezonin si favorit për të mbrojtur titullin ndërsa Inter, Juventus dhe Napoli konsiderohen si rival kryesor të Rossonerëve.