E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquilani afër Milanit

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 14:30

Milan është në prag të transferimit të mesfushorit të Liverpoolit Alberto Aquilani për 7 milionë euro.

Riccardo Montolivo ishte objektivi kryesor i Rossonerëve por të premten drejtori sportiv i Fiorentinës Pantaleo Corvino theksoi se mesfushori “do të shitet jashtë Italisë”.

Duke pasur parasysh këtë, Milan ka kthyer vëmendjen te Aquilani i cili nuk zë vend në planet e menaxherit të Liverpoolit, Kenny Dalglish.

Sipas Gazzetta dello Sport, Liverpool është i gatshëm të shesë Aquilanin për 7 milionë euro edhe pse e kishin blerë nga Roma më 2009 për 20 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›