Hasan Nallbani fiton edicionin e 16-të të “Onufri 2009”
Nallbani është vlerësuar me çmimin e parë për cilësinë dhe origjinalitetin, për lirinë e kompozimit, që karakterizohet nga një tension virtual shprehës. Çmimi i dytë shkoi për dy artistë të rinj, Aldi Zgjani për veprën “Sit still seeking”, e cila për jurinë u konsiderua si një krijimtari e menduar konceptualisht, e përpunuar mirë, me finesë dhe delikatesë.Enkeljd Zonja u vlerësua për veprën “Përralle nga ‘97”, për teknikën e lartë me të cilën ka ndërtuar një kompozim kompleks, narrativ, me simbole sociale dhe metaforike, duke u vlerësuar po me çmimin e dytë “Onufri 09”.Juria ishte e përbërë nga kritiku i artit Françesko Poli, studiuesja e Galerisë së Arteve, Suzana Kuka dhe gazetarja Alma Mile. Në konkurs morën pjesë 28 artistë nga mosha 18 deri në 80 vjeç. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 shkurt.