Asambleja e PS, Harasani refuzon postin: Kam plane të tjera
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste; Andis Harasani refuzon postin e dhënë dje nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Në një njoftim të shkurtër në rrjetin social, “Facebook”, Harasani shkruan se për shkak të planeve të tjera që ka, nuk mund ta pranojë detyrën në PS.
“Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, - shkruan Harasani në adresën e tij personale në rrjetin social.
Deputeti Andis Harasani u caktua dje nga kreu i PS-së, Edi Rama në Grupin e Punës për Energjinë, bashkë me 20 deputetë dhe përfaqësues të PS-së në grupet e tjera.
Ndërkohë që për më shumë se 4 vite, Harasani ka qenë pjesë e Kryesisë së PS-së, konkretisht Sekretar për Programin.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryesia e re e PS, ngelen jashtë Islami e Harasani