E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe BE planifikojnë masa të tjera ndaj Sirisë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të ndërmarrin hapa të tjerë kundër Sirisë si reagim ndaj aksionit që ajo ndërmori kundër protestave pro demokratike.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton bëri këtë njoftim pas bisedimeve me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Ketrin Eshton.

BE dhe SHBA tashmë kanë vendosur sanksione mbi një numër zyrtarësh të lartë të Sirisë, por jo mbi presidentin Bashar al-Assad.

Besohet se rreth 700 civilë kanë vdekur gjatë protestave dy mujore.

Të martën tanket siriane lëvizën në qytetin jugor të Hauran Pleinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›