E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet dorëheqja e Shtraus Kahn

 Po rritet presioni, që kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar të japë dorëheqjen.

Dominik Shtraus Kahn po mbahet nën arrest me akuzat për përpjekje përdhunimi dhe pengmbajtje, pas ankesës së një punonjëse të personelit të pastrimit në hotel

Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Geidhner tha se Shtraus Kan “nuk është në pozicion që të udhëheqë edhe më tej FMN-në".

Një zyrtar i lartë i Brazilit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se kreu i ardhshëm i FMN-së duhet të vijë nga shtetet me zhvillim të madh të tregut.

Ministria e jashtme kineze tha se procesi i përzgjedhjes duhet të bazohet “në korrektësi, transparencë dhe merita”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›